Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Tales dhe ka filluar prishja e objekteve pa leje në këtë vijë bregdetare.
Në mbështetje të IKMT janë edhe forcat e Policisë së Shtetit dhe strukturat e Bashkise Lezhë.
Mësohet se deri më tani nuk ka patur rezistencë nga ana e pronarëve të godinave pa leje.
Kujtojmë se pak ditë më parë IKMT përmbylli aksionin për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje në vijën bregdetare të plazhit të Velipojës, por që u shoqërua me incidente. Një grup personash tentuan të bllokonin aksionin njofton policia e Shkodrës.
Kujtojmë se edhe kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi i ka dërguar letër kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi si dhe ministrit të Turizimit dhe Mjedisit, Blendi Klosit për situatën në fjalë. Reagimet nuk kanë munguar as nga kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.
Po ashtu, ditën e djeshme, IKMT njoftoi se gjatë kontrollit të kësaj jave janë verifikuar 11 ndërtime pa leje në linjën e bregdetit në Dhërmi. Këto 11 objekte pa leje janë prishur, ndërsa ndaj pronarëve janë marrë masa administrative.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IKMT#Lezhe#TopChannel