http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke pritur që të mos vijë asnjëherë ajo që i frikësohemi. Me skulptura që ndërthurin koka njerëzish dhe kafshësh fluturakë Genc Mulliqi dëshiron të presë Godonë, sa absurd aq edhe të padukshëm. Megjithatë ekspozitën që përmbledh 15 vepra në gur, në dru dhe në qeramikë, Mulliqi ka preferuar ta quajë ?Duke pritur Dodonë?. Ky i fundit është një shpend që prej më shumë se tre shekujsh është zhdukur. ?Dead as Dodo? është shprehja në anglisht që ka kuptimin e diçkaje që ka përfunduar dhe që nuk do të kthehet pas, por që për artistin Mulliqi, në kontekstin e kësaj ekspozite mesazhi është edhe më i ndërthurur me njeriun, me sulmet terroriste, me vrasjet, me gjithçka që nuk duam të ndodhë. Në një sallë ku ndërthuren teknika të vjetra të djegies së qeramikës, drurit e hekurit apo me koka shpendësh që vijnë nga e kaluara, kjo ekspozitë sjell, edhe ngjyra, portrete apo disa skica që e afrojnë me kohën sot. Ekspozita në Galerinë e Universitetit të Arteve, do të qëndrojë e hapur deri më datën 3 prill.