Report TV - Familjarët e Fiqiriut: Nazime Visha duhej të kryente dënimin

Report TV 2016-03-25

Views 2

Dekreti i presidentit Bujar Nishani për faljen e pjesës së mbetur të dënimit për Nazime Vishën, ashtu siç pritej nuk është mirëpritur nga familjarët e të vrarit Fiqiri Muça.

Vendimi i presidentit është cilësuar i padrejtë nga gruaja e Fiqiri Muçës. ?Presidenti s?kishte arsye pse të falte Nazimen. Nuk jemi thirrur në asnjë seancë,? ka thënë Mynyre Muça.

Edhe i ati i viktimës është shprehur se Nazime Visha duhet të kryente dënimin. ?Shteti nuk ka vendosur drejtësi për vrasjen e djalit tim,? ka thënë Zyber Muça.

Nazime Visha u fal këtë të premte nga Presidenti Nishani, teksa kishte edhe 3.9 vite burg për të bërë. Nazime Visha u dënua 10 vite për vrasjen e përdhunuesit të saj, Fiqiri Muça.

Share This Video


Download

  
Report form