Report TV - Kombëtarja prezanton fanellat e reja për Europianin "Francë 2016"

Report TV 2016-03-24

Views 1

Kombëtarja ka prezantuar fanellat e reja ?Macron? me të cilat do të luajë në Europianin e ardhshëm. Në një ceremoni të organizuar në sallën e Universitetit të Arteve mes shumë të pranishmëve futbollistët prezantuan të treja fanellat e personalizuara.

E para tradicionale kuq e zi e dyta e bardhe dhe e treta e zezë. Për trajnerin De Biasi tashmë është një mision më i vështirë dhe ai kërkon të qëndrohet me këmbë në tokë. Kapiteni Lorik Cana premton se futbollistët do ta nderojnë fanellën e re.

"Së pari shpresoj që fanella e re t'ju pëlqeje ashtu siç na ka pëlqyer ne, dhe premtoj se do ta nderojmë fanellën e re, tha kapiteni Cana.

Për Presidentin Armand Duka ajo çka arritën futbollistët është e madhe por ai kërkon një tjetër sforco në Francë:

"Nëse në Francë 2016 do ta çoni akoma më tej, atëherë do na bëni edhe më shumë krenarë", u shpreh Duka.

Kombëtarja teston veten të shtunën me Austrinë në miqësoren e Vjenës dhe më pas do luajë edhe ndaj Luksemburgut me fanellat e reja.

Share This Video


Download

  
Report form