Report TV - Qeveria ndërpret kontratën e "Berishës" për "bakrin" e Rubikut

Report TV 2016-03-24

Views 1

Më 11 mars të këtij viti ministria e Energjisë dhe Industrisë, në cilësinë e autoritetit kontraktor, ka zgjidhur kontratën e koncesionit që ishte lidhur më 7 dhjetor 2012 nga qeveria shqiptare dhe subjekti ?A.M.G Group Albania?, me administrator Milazim Ademin, për shfrytëzimin e Uzinën e Bakrit në Rubik. Sipas burimeve nga ky dikaster, njoftimi nga autoritetet nuk u është përcjellë dot kontraktorëve, pasi këta kanë lëvizur në një drejtim të paditur.

Objekti
Në zonën e Mirditës nuk ka miniera kromi. Megjithatë, ish-zëvendësministri i Ekonomisë në qeverinë Berisha Neritan Alibali e firmosi marrëveshjen koncensionare për uzinën e Rubikut, duke lejuar kthimin e furrave të bakrit në furra për shkrirjen e ferrokromit. Sipas presidentit të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj, qëllimi i dhënies së kësaj uzine me koncension ishte që uzina e bakrit të shkatërrohej e materialet që ajo ka të shkonin për skrap.

Sipas Nikollit, Ministria e Ekonomisë e Berishës e ka dhënë koncesionin, duke abuzuar me hapësirën që i lejon ligji ?Mbi koncesionet? dhe ai ?Minerar? dhe duke mos pasur parasysh asnjë kriter funksional.

Me sa duket, një gjë e tillë ka ndodhur vërtet. Këtë e konstatoi, në një nga auditet e veta, edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. ?Koncensionari ?A.M.G.Group? shpk, i cili ka marrë me koncesion ish-Uzinën e Bakrit në Rubik, nuk ka rehabilituar makineritë e procesit teknologjik të trashëguar dhe nuk ka ruajtur pronësinë shtetërore mbi objektet dhe mjetet kryesore të dhëna me koncesion, duke kthyer në skrap një pjesë të tyre dhe duke zhveshur veshjet e plumbit të vaskave e rezervuarëve të acidit. Nga shitja e tyre në kundërshtim me kushtet e kontratës së lidhur koncesionari ka përvetësuar pronën publike në shumën 20.8 milionë lekë. Po kështu, nga mosrealizimi i investimeve në afat, nuk janë aplikuar penalitetet në vlerën 26.600 dollarë, thuhej në raportin e audituesve të KLSH.

Uzina e Bakrit Rubik ka qenë dikur ishte krenaria e industrisë shqiptare. Çdo vit prej andej 150 kg ar në lingota dërgoheshin në Bankën e Shtetit. Industria e bakrit prodhonte çdo vit: 1 milion ton mineral bakri e piriti; 50 mijë tonë koncetrat bakri; 12-15 mijë ton bakër elektrolitik; 8 -10 mijë ton tela dhe kabllo; 20-25 mijë ton acid sulfurik; 3-4 mijë ton tunxh dhe bronz.

Kompania
Nëpërmjet kontratës koncesionare, Uzina iu dha me koncesion një shoqërie të regjistruar në QKR me vetëm një milion lekë të vjetra kapital. Kjo kompani deklaronte se objekt i veprimtarisë së saj është tregtia e produkteve ushqimore dhe ka në pronësi të saj një furgon.
Ndërkohë, po të investohej seriozisht, Uzina mund të riaktivizohej, për të përpunuar aty polimetalet, që përmbajnë edhe ar, veç bakrit. Absurde ishte dhënia e koncesionit një firme që nuk ka asgjë të përbashkët me industrinë e përpunimit të mineraleve, çka le për të dyshuar se prapa saj fshiheshin emra të ish-qeveritarëve dhe nuk ishte ?violin e parë? shtetasi gjerman me origjinë kosovare, që nënshkroi kontratë...

Share This Video


Download

  
Report form