Report TV - Pas Sali Berishës edhe Jozefina Topalli e dyzuar për mandatin e saj

Report TV 2016-02-25

Views 1

Jozefina Topalli duket se po ndjek të njëjtën linjë të ish kryeministrit, Sali Berisha, sa i takon lënjes së mandatit të deputetit.

Teksa ka folur pas seancës plenare të Kuvendit, që u mbyll me debate të ashpra, Jozefina Topalli ka thënë se është dyzuar nëse do ta lërë apo jo mandatin, pasi sipas saj, linja do ishte një mundësi e mirë për tu uzurpuar nga persona me precedent penal, ndërkohë që vazhdimi i mandatit do të thotë qëndrim bashkë në të njëjtin vend të deputetit me kriminelin.

Për këtë, Topalli ka fajësuar Kryetarin e Partisë Socialiste, njëherësh kryeministrin Rama, që sipas Topallit ka mbushur Parlamentin me kriminelë.

?Do të lëshojmë mandatin sepse është e pamundur të rrime me krimin brenda. Është një situatë e paimagjinueshme, është një krizë parlamentarizmit, një degradim, një situatë në të cilën varfëri dhe mjerim, papunësi dhe eksod. Nuk ka asnjë paralele sepse kur unë drejtoja Parlamentin ne nuk kishim kryeministër që të fuste kriminelë në Parlament. Është e pamundur të rrinë krimi bashkë dhe njeri normal në vend. Nga njëra anë mendoj a ia vlen të le mandatin apo të rri të përballem me kriminalë. Unë mendoj se lufta me krimin është shumë komplekse dhe kërkon sakrifica, sepse krimi është krim gjithmonë?, ka thënë Topalli gjatë një interviste të dhënë për gazetarët.

Share This Video


Download

  
Report form