Report TV - Tahiri: Rreziku i xhihadistëve shqiptarë do na kthehet mbrapsht

Report TV 2016-03-23

Views 1

TIRANE - Duke ju referuar sulmeve terroriste që tronditën Brukselin dhe mbarë Evropën më 22 mars, ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri i bëri thirrje presidentit Bujar Nishani që të dekretojë ligjin për sigurinë publike, të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë.

"Është një ligj që u kundërshtua nga opozita. Është një ligj për të cilin po i bëhet thirrje Presidentit të Republikës të mos e dekretojë. Unë preferoj të kemi një shkollë fëmijësh shumë më të sigurtë qoftë të pajisur edhe me kamera se sa të dëgjojë ata që dalin dhe kundërshtojnë dhe bëjnë thirrje Presidentit të Republikës të mos dekretojë ligjin apo opozitën që nuk e voton ligjin, që thotë: ?Jo nuk na duhen kamerat, se kemi merak se na filmohen kalamajtë??. ?Ligji për Sigurinë Publike? nuk parashikon masa radikale por parashikon disa masa që vendet e tjera kanë kohë që i kanë marrë dhe përsëri janë në rrezik ?eminent?? ndaj terrorizmit"", tha Tahiri.

Ministri shtoi se policia ka kaluar në gjendje gatishmërie pas shpërthimeve tragjike që shënuan dhjetëra të vrarë e qindra të plagosur, ndaj hyrja në fuqi e ligjit do të rriste edhe më shumë sigurinë publike, theksoi Tahiri.

Share This Video


Download

  
Report form