ISIS merr përsipër sulmet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-22

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas masakrës se sotme ne Bruksel qëndron shteti islamik. Militantet e ISIS kane marre përsipër sulmet përmes agjencisë se lajmeve AMAQ, e afërt me xhihadistet. Po kështu mediat kurde raportuan se grupi ka pranuar pergjegjesine per shpërthimet. Besohet qe pas tyre te jete Shteti Islamik, pasi mbështetës te tij kane nguruar te shprehin ne internet kenaqesine per ngjarjet e sotme. Por militantet nuk janë mjaftuar me kaq, pasi ISIS ka kërcënuar Europen me te tjera sulme dhe paralajmëron te godasë shtetet te tjera ne kontinent. Ne nje komunikate thuhet gjithashtu se gjithçka ka qene e planifikuar dhe është kryer me shpejtësi, por pa dhëne me shume detaje. Edhe per ekspertet e sigurisë nuk ka dyshime qe masakra është vepër e ISIS. Shteti Islamik ka kërcënuar prej muajsh Europen me sulme terroriste. Nëntorin e kaluar ne qendër te tyre ishte Parisi, ku ne nje seri sulmesh gjeten vdekjen 130 persona. Edhe Turqia ka qene shënjestër e militanteve ne disa shpërthime me viktima, ndërsa ka pasur paralajmërime edhe sulme edhe ne kryeqendra te rëndësishme europiane si Londra dhe Roma.

Share This Video


Download

  
Report form