ISIS merr përsipër sulmet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është një mesazh për të gjithë armiqtë e Islamit, veçanërisht Francës:Muxhahedinët në të gjithë botën nuk do të hezitojnë t?ju presin kokat. Përsa kohë ju do të vazhdoni bombardimet, ne nuk do të gjejmë paqe. Ju do të keni frikë edhe të shkoni në dyqan. I bëj thirrje vëllezërve myslimanë në Francë, të cilët nuk kanë bërë xhihad, ata që nuk janë në gjendje të bëjnë xhihad, dhe atyre që nuk e dinë se çfarë është të bësh xhihad. Shteti Islamik ka marre përsipër sulmet terroriste ne France. Përmes nje deklarate te publikuar ne internet grupi xhihadist sqaroi se sulmet ishin nje mënyrë per t?i treguar Francës se ajo mbetet shënjestra kryesore. Vendet qe do te goditeshin jane studiuar me pare dhe per to u përdoren tete kamikazë me eksploziv dhe arme. Ndërsa televizioni ?Al Aarabia? raportoi se përmes nje videoje militantet, kercenojne se Franca, nuk do te gjeje paqe, per sa kohe qe bombardimet ne Siri vazhdojnë. Franca ka dërguar avionët ne Siri, ka bombarduar e vrare fëmijët, sot paguan fajin e saj, thuhet ne revistën franceze te Shtetit Islamik. Ndersa mbështetësit e ISIS shkruajnë ne Twitter Parisi ne flake, pas Parisit është radha e Romes, Londres dhe Uashingtonit. Kërcënime jane bere edhe ndaj Spanjes dhe Portugalisë , ndersa theksohet se parisienët nuk do ta harrojnë kurrë këtë dite, si amerikanet 11 shtatorin. Shteti islamik po përpallet me sulmet e Koalicionit Ndërkombëtar të udhëhequr në Siri dhe Irak. Franca është pjesë e sulmeve ajrore që kanë goditur disa nga zonat që mbaheshin nën kontroll nga militant e ISIS.

Share This Video


Download

  
Report form