Report TV - Ja porositë e Idrizit për Bushatin në Greqi: Kthehu Ditmir jo Dhimitër

Report TV 2016-03-20

Views 0

TIRANE - Një listë të gjatë kërkesash i ka adresuar kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për vizitën që ai do të zhvillojë nesër në Greqi. Idrizi apeloi që të diskutohet çështja çame e që ministri të kthehet nga Greqia si Ditmir e jo si Dhimitër.


Konferenca e plotë

Kam thirrur këtë konferencë për vizitën e nesërme të Ministrit të Jashtëm Bushati në Greqi: Ne vlerësojmë pozitivisht këtë vizitë të munguar në kohë. Ne vlerësojmë që vizita të tilla duhet të jenë sa më të shpeshta me një vend fqinj, që na lidh jo vetëm kufiri gjeografik, por dhe një histori e përbashkët, ku dy popujt tanë kanë qenë të destinuar të bashkëjetojnë, në ditë të mira dhe të këqija. Fqinjësia e mirë dhe historia e dy popujve tanë me gjithë dritë?hijet e saj, na obligon që problematikat e mbartura nga historia dhe sfidat e së ardhmes, të kemi vetëm një rruge për t?i zgjidhur e përballuar: Dialogu, ballafaqimi i problemeve, trajtimi i tyre me seriozitet, reciprocitet dhe vullnet të mirë.

Krahas axhendës diplomatike për heqjen e ligjit të luftës, rinegocimin e marrëveshjes së Ujrave apo marrëveshjes së kufijve tokësorë, marrëveshjes për sigurimet shoqërore per emigrantët shqiptare që punojnë në Greqi, hapjes së shkollave shqipe për fëmijët e emigrantëve në Greqi etj, Ju drejtohem për Çështjen e Shqiptarëve të Çamërisë, që është edhe në programin e qeverisë Suaj.

Share This Video


Download

  
Report form