Report TV -JO-ja e negociatave/ Meta kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama?

Report TV 2019-10-26

Views 2

Duke vlerësuar si një veprim që shfaq pjekuri politike dhe të demokracisë, faktin që Maqedonia e Veriut zgjodhi të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas mos vendimit për hapjen e negociatave për në BE, Presidenti Ilir Meta, nuk e tha në mënyrë të drejtpërdrejt, por zgjodhi të lë të kuptuar mes reshtash, se edhe qeveria shqiptare duhet të reflektojë menjëherë: Pa përmendur se edhe kryeministri Edi Rama duhet të largohet nga qeveria siç bëri homologu i tij maqedonas Zoran Zaev duke ja lënë një qeverie teknike detyrën për zgjedhjet e parakoshme më 12 prill.

"Unë kam bërë të gjitha apelimet e mia që të gjithë të ishin më reflektues ndaj disa kritereve që nuk ishin të panjohura ndaj nesh nga përfaqësues zyrtarë të Bundestagut. Ne shohim dhe punojmë vetëm për një alternativë që është anëtarësimi i vendeve tona në BE dhe i gjithë Ballkanit Perëndimor. Kjo është e vetmja e ardhme e sigurt jo vetëm për rajonin, por edhe BE-në. Kemi një reflektim në Maqedoninë e Veriut përmes një zgjidhje politike që tregon pjekurinë e tyre politike dhe demokratike, dhe tek ne ka mjaft rëndësi të kemi një reflektim të menjëhershëm dhe të lexojmë me vëmendje të gjitha detyrimet që duhej t'i kishim përmbushur dhe që duhet t'i përmbushim. Janë të gjitha në rezolutën e Bundestagut gjerman. Të forcojmë bashkëpunimin me vendet më kritike, Francën, Danimarkën, Holandën, Spanjën. Duhet t'i bindim me seriozitetin tonë për të adresuar shqetësimet e tyre. Duhet të bëjmë të qartë se ndërsa jemi të gatshëm të përmbushim çdo detyrim, çdo ide tjetër, edhe informale qoftë, çdo alternativë tjetër për vendet tona dhe Ballkanin është e papranueshme dhe e padobishme", tha Meta.

Share This Video


Download

  
Report form