Report TV - Kongresi i PS, D'Alema: Të ndihmojme emigrantët mos i deboni

Report TV 2016-03-19

Views 1

Massimo D?Alema ish kryeministri italian u shpreh entuziast për të ardhmen e Shqipërisë nën drejtimin e kryeministrit Rama, duke shtuar se ajo nuk ehste Shqiperia e njerezve te deshperuar por nje vend qe po rritet.

"Sot është një vend që rritet, një ekonomi që integrohet me ekonomitë e vendeve të tjera. Kam qenë në Tiranë disa muaj më parë pasi isha i ftuar të merrja pjesë takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor. Fakti që pashë të uleshin në të njëjtën tryezë kryeministrin e Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Bosnjës, Malit të zi, të gjithë, më mallëngjeu thellësisht sepse të gjithë ne e dimë se cilat konflikte tragjike kanë përgjakur këtë pjesë të Evropës. Lejomëni të them se sa shumë e vlerësoj atë punë personale që po bën Rama për të krijuar një frymë paqeje dhe mirëkuptimi në Ballkanin Perëndimor. Dialog që nuk është cenuar as nga ndonjë incident në fushën e futbollit. Unë bëra tifozllëk që Shqipëria të futej në kampionatin Europian dhe kjo u arrit. Europa po kalon një periudhë të vështirë që ka të bëjë me ekonominë, papunësinë por edhe një krizë vlerash. Po shohim që po merr formë një e djathtë raciste. Ne socialistët nuk mund të heqim dorë. Nuk është fjala për të zgjeruar BE-në, ekziston një plagë në zemrën e BE-së, Ballkani Perëndimor. Është një angazhim që i kemi vënë vetes kundrejt popujve që kanë luftuar për lirinë e tyre, që kanë vuajtur dhe kanë paguar një çmim të lartë për tranzicionin demokratik dhe që janë pjesë e qytetërimit evropian.

Kjo Evropë e lodhur, e munduar ka nevojë për energjinë, për freskinë, vrullin që mund t?i vijë nga vende që e shohin me besim perspektivën evropiane. Ka diçka që Evropa mund t?ju japë ju por ka shumë që ju mund t?i jepni Europës. Në fund disa fjalë si Italinë: Ajo që na bashkon është një histori e gjatë por në këto 20 vitet e fundit, madje më shumë se 20 vjet e jona ka qenë historia e një miqësie të thellë dhe sigurisht e majta italiane e ka përjetuar marrëdhënien e saj me Shqipërinë me një frymë miqësie të madhe. Kemi bashkëndarë shpresa, kemi jetuar kriza dhe angazhimi i Italisë nuk ka munguar kurrë. Nga misioni Alba që u bë nga Romano Prodi deri në çastet e mëpasme. kemi fituar bashkë shumë beteja të vështira. Njëra, kemi fituar betejën kundër trafikantëve të qenieve njerëzore dhe nëse në detin tonë Adriatik apo Jon nuk ndodh prej shumë vitesh ajo që ndodh në vende të Mesdheut është edhe sepse Shqipëria dhe Italia duke punuar së bashku e ndërprenë trafikun e qenieve njerëzore. Kemi qenë afër njeri-tjetri edhe në çastet dramatike. më kujtohet një Pashkë e shumë viteve më parë që e kalova në Pikën Kufitare të Kukësit në mes të maleve dhe vinte një lumë i vërtetë njerëzish të dëshpëruar, të plagosur, të dëbuar nga toka e tyre, Kosova. Ne ishim aty për t?i pritur, për t?i mikpritur së bashku"-tha D'Alema

Share This Video


Download

  
Report form