Report TV - Emigrantët, Blushi: Mos i mbylli dyert, Tahiri: S’mund të tolerojmë

Report TV 2016-03-10

Views 2

Deputeti socialist Ben Blushi i ka kërkuar qeverisë të jetë solidare me situatën e refugjatëve sirianë duke u kujtuar se në vitet ?90 shqiptarët u pritën nga vendet e perëndimit. Blushi është shprehur se vendi ynë do të presë 3 mijë muxhahedinë si pakt politik, por duhet të hapë dyert edhe për refugjatët sirianë, të cilët largohen nga vendi i tyre për t?i shpëtuar luftës civile.

?Nuk mund t?i mbyllim dyert emigrantëve. Qëndrimet e qeverisë kanë qenë ekuivoke dhe shumë ambigue. Europa na hapi dyert para 20 vitesh. Ai populli jemi ne. Nëse Europa nuk do të na kishte hapur derën sa vetë do të ishim mbytur në Adriatik? Prandaj nuk duhet ti mbyllim derën askujt. Prandaj duhet të kemi qëndrim më të qartë. Kur pranojmë 3000 muxhahedinë të pranojmë dhe sirianët?, u shpreh Blushi.

Por përgjigja ka ardhur nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili tha se muxhahedinët janë pjesë e një marrëveshje pozitive të qeverisë së shkuar e po vijon edhe sot.

Share This Video


Download

  
Report form