Fjalën e hapjes në Kongres e mori kryebashkiaku i Tiranës i cili i uroi mirëseardhjen të gjithë pjesëmarrësve në ceremoni.
??Sot është një ditë e shtunë, një ditë e bukur me diell dhe uroj të jetë me diell edhe diskutimi ynë, një diskutim që sjell energji të mirë, ngroh zemrat e nuk shton panikun e ankthin por kur ky diskutim të mbarojë ne do të kemi një proces votimi, ndaj nga e shtuna do të shkojmë tek e diela dhe nesër do të marrim vesh rezultatet. Pasi të kemi mbyllur diskutimet tona brenda ?shtëpisë?, të hënën Shqipëria na pret që të përveshim mëngët e ta çojmë Tiranën, 60 bashkitë e tjera, gjithë Republikën tonë dhe gjithë reformat që kemi hapur në drejtimin e duhur. Çfarë vendoset këtu, çfarë debatohet këtu ka një impakt në mënyrën se si diskutohet e debatohet në gjithë Republikën e Shqipërisë, ndaj ashtu si PS ka hyrë në histori, si partia që drejton koalicione që përmbushin reforma dhe e çojnë dhe rikuperojnë vendin tonë, ashtu shpresoj që nga ky kongres të dalim më të fortë e të bashkuar dhe më të vendosur për ta çuar Shqipërinë drejtimin e duhur?, tha Veliaj në fjalën e tij hapëse.
Gjithashtu ai shtoi se çdo socialist duhet ta shohë PS-në dhe çdo funksion partiak si një mjet për ti shërbyer qëllimit për të qeverisur dhe për ti shërbyer më mirë vendit dhe qytetarëve të vet.
?Tirana, ky kryeqytet që mirëpret këtë kongres është një vend që ka hapur sot shumë debate, debati është i mirë por të mos ngatërrojmë një gjë. PS nuk është qëllim më vete, kryetari, sekretari i përgjithshëm nuk është qëllim më vetvete. Të gjithë këta njerëz në fakt janë mjete në duart e PS, të anëtarësisë dhe në duart e popullit shqiptarë për të qenë kryeshërbëtorë të Shqipërisë. Ndaj, të mos i trajtojmë garat tona si qëllim më vetvete, por t?i trajtojmë si gara idesh ku ne të kemi mjetin e fortë, kryeministrin e fortë, një kryetar partie të fortë, një asamble të fortë, delegatë të fortë si mjete, si fuqi në duart e çdo shqiptari për ta çuar vendin në drejtimin e duhur?, u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës në fjalën e tij ka vlerësuar Kongresin dhe delegatët që sipas tij janë zgjedhur nëpërmjet një procesi të hapur dhe demokratik, që mund të jetë shembull për çdo demokraci.
?Më vjen mirë që jeni fryt i një procesi fantastik dhe energjie të pabesueshme, ku në gjithë Shqipërinë, ndoshta në procesin më demokratik pas zgjedhjeve të përgjithshme, qytetarët të angazhuar politikisht si anëtarë të PS ju kanë zgjedhur ju që të jeni zëri i tyre, përfaqësimi i tyre, të votoni në emër të tyre për të ardhmen e PS dhe për të ardhmen e drejtimit të Shqipërisë në drejtimin e PS?, u shpreh Veliaj.