Menjëherë pas deklaratës së tij, deputetët e Partisë Demokratike kanë lënë seancën. Akuzave të Berishës i është përgjigjur deputeti i PS, Taulant Balla, i cili e ka akuzuar ish-kryeministrin si përgjegjësin kryesor të tragjedisë së Gërdecit.
?Ik Sali, merri me vete të gjithë, sepse arsyeja është e njëjtë. Përsa kohë nuk bëhet reforma në drejtësi, kryekusari Sali Berisha ka shumë të drejtë të shpifë e të hedhë baltë pa fund?, ka thënë Balla.
Gjatë fjalimit të tij, Balla ka treguar edhe disa dokumenta të publikuara sipas tij në media e që tregojnë përfshirjen e Berishës dhe familjarëve të tij në këtë ngjarje.
Publikut i janë vënë në dispozicion nga mediat dokumente që e lidhnin këtë kriminel me biznesin vrasës të Gërdecit. Këtu kam gjithë dokumentacionin e plotë të vendimit të Këshillit të Ministrave, të procesverbaleve të KM, me të cilat Berisha ushqente fabrikën e vdekjes. Ja çfarë thoshte Berisha në një mbledhje, kur e kundërshtonin Bode dhe
Rusmali: ?hajde, ta marrim pak me qetësi këtë problem, se duhet ta zgjidhim këtë punë?. Pastaj ai vazhdon me presionet e veta për t?i dhënë djalit të tij municionin për të hedhur në erë një fshat të tërë. Të gjitha këto dokumenta janë publike, një pjesë e ka prokuroria, por ende as Shkëlzeni as Saliu nuk janë marrë një herë të vetme në pyetje?, ka thënë Balla.