Report TV - Konjari, zbardhen përgjimet e bisedës me kod: Erdhi babagjyshi

Report TV 2016-03-17

Views 1

TIRANË - ?Unë mendoja që Babagjyshi kishte kaluar dhe mendoj se do të presim një javë?. Kjo është një bisedë telefonike në 24 dhjetor 2012, një ditë para Krishlindjeve, e cila është zhvilluar mes Devi Fragës dhe Marc Rivellit, të dy anëtarë të grupit kriminal që drejtohej nga Domart Konjari. Dy anëtarët kanë diskutuar në mënyrë të koduar ku kokaina etiketohej me fjalën ?Babagjysh?.

Ndërkohë pas mbëritjes së mallit në 26 dhjetor që po e sillte Domart Konjari dy pritësit Fraga dhe Rivelli, komunikojnë sërisht, duke pohuar se bababagjyshi po vinte dhe kërkonte ta takonte me gjithë fëmijët. Të gjitha këto biseda janë përgjuar nga prokuroria franceze, ku më pas gjykata ka dënuar në 15 nënëtor 2015 anëtarët e këtij grupi kriminal. Gjykata e Rennes në Francë ka dënuar në mungesë Konjarin bashkë me të 17 të pandehurit e tjerë, të cilët veç dënimit me burg janë dënuar dhe me një supergjobë në vlerën totale prej rreth 2 milion e 650 mijë euro.

Më 16 maj 2012, Domart KONJARI, Gilbert SLIK, Genc DERVISHI, janë kontrolluar nga policia spanjolle në qytetin e Alcobendas, në periferi të Madridit, i shoqëruar nga Juan PONSODA. Si përfundim, nga përgjimet telefonike janë materializuar faktet se Genc DERVISHI është adresuar tek Domart KONJARI nëpërmjet vëllait të tij Ridvan DERVISHI, me banim në Londër.Duke menduar që profili i tij, i një burri relativisht në moshë dhe me një prezantim të mirë do të qendronte më mirë se shoferët shqiptarë të rinj, ky propozim rekrutimi është bërë nga Domart KONJARI.

Share This Video


Download

  
Report form