Report TV - Zbardhen përgjimet/ Kryepolicët merrnin 30% të vlerës së drogës nga Habilajt

Report TV 2018-05-12

Views 1

Komunikimet me telefon celular ?Blackbary? me mesazhe dhe duke mos përdorur asnjëherë numrat e policisë 06941 ishin kamuflimi i policëve të qarkut Vlorë të përfshirë në kultivimin dhe trafikun e narkotikëve mes tyre dhe ish drejtorit Jaeld Cela.

Sipas dosjes hetimore rezulton se të përfshirë në këtë grup kriminal ishin disa efektiv policie përfshi, ish drejtori Jaeld Cela sot në kërkim, Gjergj Kohila ish shefi trafiqeve dhe narkotikëve po në policinë Vlorë. Nga kjo dosje rezulton se zyrtarët Jaeld Cela dhe Gjergj Kohila kishin në përdorim 17 numra telefoni nga të cilat 3 Çela dhe 14 Kohila.

Tabulatet e tre numra të Çelës të analizuara nga prokuroria ka nxjerr në pah se ai kishte komunikime me Florian Habilajn person në kërkim, Gentjan Cekën shofer i ish ministrit Saimir Tahiri dhe biznesmenin Orest Sota i cili sot po hetohet në gjendje të lirë pasi u arrestua pak kohë më parë me 863 mijë euro.

Ndërkohë nga 14 numrat të regjistruara në emër të kreut të trafiqeve të Vlorës Gjergj Kohila rezulton se ai ka pasur komunikime me shtetasin Artan Habilaj, komunikime të cilat rezulton në periudhën 16 korrik 2016.

Share This Video


Download

  
Report form