TIRANË- Një qytetar ka denoncuar mbrëmjen e kësaj të hëne vjedhjen e automjetit të tij tip ?hyndai?. Burime nga policia thanë për Shqiptarja.com se pronari i makinës e kishte parkuar atë pranë Stadiumit Dinamo në Tiranë te Re dhe pas 20 minutash kishte shkuar për ta marrë, kur kishte vënë re që makina nuk ndodhej aty.
Më pas policia zbuloi se automjeti i denoncuar si i vjedhur kishte përplasur disa makina të tjera dhe në tentativë për t?u larguar kishte aksidentuar edhe një automjet të policisë.
Por nuk ka zgjatur shumë dhe automjeti ka humbur kontrollin duke përfunduar në hyrjen e një supermarketi në kryqëzimin e Komunës së Parisit. Pak minuta pas ngjarjes policia ka vënë në pranga hajdutin e automjetit i identifikuar si Dritan Tufa, i cili u largua nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit.