Report TV - Italiani i kërkuar për krim financiar, 1 vit strehim në Durrës

Report TV 2016-03-12

Views 0

DURRËS - Prej vitit 2014 kërkohej nga Italia ku drejtësia e kishte dënuar me 10 vjet burg, por 59-vjeçari italian kishte gjetur strehim në Shqipëri, derisa u arrestua këtë të shtunë nga forcat e policisë.

Stefano Giaciomelli i lindur në Bologna të Italisë, jetonte në lagjen numër 13 në Durrës, aty ku strukturat e Krimit Ekonomik Financiar të qytetit bregdetar e vunë në pranga në apartamentin e tij.

Për këtë shtetas Gjykata e Torinos 27 nëntor të 2014-ës, ka lëshuar urdhrin e arrestit për "Krime Financiare" në bashkëpunim, vepër penale për të cilën parashikohet dënimi deri në10 vjet burg.

Urdhri i arrestit është transmetuar nëpërmjet Interpol Tirana ditën e djeshme, ku vetëm 24 orë më vonë u bë e mundur vënia e tij në pranga, ku pritet të bëhet dhe ekstradimi i tij.

Prej dy javësh po hetohej për zbulimin e vendndodhjes së tij, ndërsa Policia e Shtetit, po investigon nëse aktivitetet e tij të dyshimta kriminale në fushën Ekonomike e Financiare kanë lidhje edhe në Shqipëri.

Share This Video


Download

  
Report form