Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti inspektoi nga afër punimet në argjinaturën e Darragjatit për riparimin e saj në njësinë administrative të Dajçit.
Sipas Ministritë Panariti do të jenë 17 milion lekë të reja që po hidhen në këtë faze emergjence, ndërsa për riparimin e plotë do të investohen 360 milion lekë.
?Për momentin kemi ndërhyrë më një fond prej 17 milion lekësh. Janë 2.5 km argjinaturë të dëmtuara nga presioni i ujërave, prandaj duhet ndërhyrje. Ne e kemi planin e ndërhyrjes? ka thënë Panariti.
Por i menjëhershëm ka qënë reagimi i kryebashkiakes, Voltana Ademi e cila i bëri të ditur ministrit Panariti se fondet e akorduara për këtë bashki nga qeveria janë të papërfillshme.
Duke u ndalur tek çështja e dëmshpërblimeve, për banorët që janë përmbytur nga ujrat, Panariti ka thënë se dëmshpërblimet do të nisin, por ëhstë e nevojshme edhe skema e sigurimit.
?Ne do të nisim dëmshpërblimet,për banorët që iu janë përmbytur tokat, por duhen edhe skemat e sigurimit? ka shtuar ai.
Argjinatura e Darragjatit është dëmtuar para pak ditësh sipasojë e gërryerjes së lumit Buna, shembja e saj rrezikonte të përmbyste 80 shtëpi banimi.