Prokuroria e Durrësit mbyll hetimin ?për pastrim parash? ndaj Dashamir Gjokës, pronar i kompleksit ?Gjoka?, në Xhafzotaj të Shijakut. Këtë vepër penale Gjoka akuzohet se e ka kryer disa herë, ndërsa për të mbuluar pastrimin e parave, ai ka marrë disa kredi në vitin 2009, por pa mundur të justifikojë investimet e kryera në kompleksin luksoz dhe pronat e tjera që ai posedon.
Sipas prokurorisë Gjoka akuzohet se ka krijuar pasuri nga aktiviteti kriminal nga trafiku i drogës në Itali dhe shfrytëzimit femrave për prostitucion.
Prokuroria tha në deklarimin e saj zyrtar se bazuar në aktet hetimore të prokurorisë italiane, këto para janë përfituar nga aktiviteti kriminal i të akuzuarit gjatë viteve 2002-2003.
Paratë e fituara nga Gjoka, ai i ka investuar në pasuri të patundshme. duke ndërtuar kompleksin tregtar dhe godinën e shërbimit. Kompleksi tregtar ndodhet pranë rrugës së vjetër nacionale Tiranë- Durrës. Ky kompleks është sekuestruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda tashmë, në kuadër të një hetimi pasuror ndaj Gjokës, në kuadër të ligjit Antimafia.
Për këtë qëllim, prokuroria e Krimeve të Rënda, ka hapur një procedim me qëllim identifikimin e të gjitha pasurive të dyshuara si të investuara apo fituara nga aktivitetet kriminal.
Prokuroria e Durrësit konstaton se ai i ka investuar në ndërtimin e këtyre dy objekteve me qëllim me qëllim fshehjen e mbulimit të natyrës, burimit të paligjshem të këtyre parave.
Pasuritë e sekuestruara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda
Dy godina kompleksi me sipërfaqe ndërtimore prej 6949 m2,
Objekt ne dy kate me sipërfaqe prej 4286.47 m2
2 kate+podrum?, me sipërfaqe prej 1247 m2
Objekt 710 m2- të ndodhur në Xhafzotaj Durrës;