Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria shqiptare ka vendosur t?i japë zgjidhje pensionit për 5425 ish-ushtarakë, të cilët aktualisht janë debitorë pranë Institutit të Sigurimeve për pensionet që kanë marrë më herët.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, është vendosur që të falet shuma prej 984 milionë lekë borxhe.
Vendimi u bë publik nga ministri i Çështjeve Sociale Blendi Klosi, i cili theksoi se falë vendimi asnjë ish-ushtaraku nuk do i mbahet më asnjë qindarkë nga pensioni i çdo muaji. Një vendim i qeverisë së shkuar i detyronte të kthenin mbrapsht një pjesë të pensionit që kishin marrë më herët, për shkak të rishikimit të shumës së pensionit mujor.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/falen-borxhet-e-5425-ish-ushtarakeve-paga-per-papunesine-rritet-me-60/