Blushi themelon “LPD” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-09

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Lëvizja e Mendimit Ndryshe tek ajo për Demokraci. Ben Blushi ka konfirmuar lindjen e një fraksion te ri brenda Partisë Socialiste. Detyra per ta prezantuar ne asamble, iu caktua Maqo Lakrorit, por pjese e saj do te jene Mimoza Hafizi e Rexhep Mejdani. Ndërkohe propozimin e kryetarit socialist Edi Rama, per zhvillimin e nje Referendumi te brendshëm partiak, i cili eventualisht do te vendose mbi fatin e kreut te PS, Blushi e konsideroi marrëzi. Blushi kishte nje interpretim te tijin mbi çfarë dhe kur mund te thirret anëtarësia e PS për Referendum. Ne prononcimin per mediat, ndërkohe qe Asambleja vijonte mbledhjen, Blushi ritheksoi qëndrimin per keqqeverisjen e vendit sipas tij. Kete fakt e ilustroi me te dhënat e fundit nga INSTAT. Gjate mbledhjes se Asamblesë, Blushi ka theksuar se nëse do te vihej përballe nje zgjedhjeje Parti apo Shqipëri, ai padyshim do zgjidhte këtë te dytën. I pyetur nëse do te vijonte thjeshte me oponencën brenda partisë, apo do te ndërmerrte nje akt me specifik, kritiku Blushi, pasi qëndroi pak momente i heshtur, iu rikthye deklaratave për nevojën e funksionimit te gjerave ne qeverisjen e vendit.

Share This Video


Download

  
Report form