Report TV - Burg përjetë vrasësve të kunatave i ati i Kaçanollit: Dënimi pa prova

Report TV 2016-03-07

Views 17

Tre ditë pasi Gjykata e Shkallës së parë në Durrës shpalli vendimin me burgim të përjetshëm për 3 të rinjtë që u shpallën fajtorë për vrasjen e të moshuarave Elsa dhe Gjinovefa Vava, ka reaguar Fahri Kaçanolli, babai i Artur Kaçanollit.

Ai thotë se djali i tij është dënuar padrejtësisht pasi trupi gjykues nuk ka pasur asnjë provë që të tregonte fajësinë e tij. Fahriu thotë se natën e krimit Arturi ka qenë në shtëpi në Shijak dhe kjo sipas tij është alibia e pafajësisë.

Fahri Kaçanolli ndërsa u bën thirrje organeve të larta të gjyqësorit që të vënë drejtësi thotë se do ta çojë këtë çështje deri në Strasburg , deri sa të shohë të birin jashtë dyerve të qelisë.

?Do të shes gjithçka, madje edhe veten do ta shes, organet e mia një e nga një, deri sa djali im të rifitojë lirinë që ia prenë padrejtësisht," ka thënë ai.

Të premten e shkuar, Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës shpalli fajtor për vrasjen e të moshuarave Elsa dhe Gjinovefa Vava, të rinjtë Indrit Shaqja, Artur Kaçanolli dhe Vilson Elmazi. Kjo gjykatë dha dënim me burgim të përjetshëm për të tre ata, me akuzën e grabitjes me pasojë vdekjen e 2 të moshuarave. Kaçanolli është nipi i 2 viktimave.

Share This Video


Download

  
Report form