Biznesi në vështirësi, Shoqata e Bankave: 45% e kredive të dhëna, overdrafte

Ora News Lajme 2016-03-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

45% e kredive që bizneset kanë marrë në muajt e fundit të 2015-ës kanë qenë overdrafte, të cilat kanë afat të shkurtër shlyerje dhe interesa të larta. Marrja e overdrafteve tregon për problemet e likuiditetit që kanë kompanitë shqiptare për të vijuar aktivitetet e tyre. Ndërkaq Shoqata e Bankave konstaton se gjatë vitit 2015 kreditimi i ekonomisë vijoi, ndonëse anemik, për shkak të rënies së kërkesës për hua nga biznesi dhe politikave të shtrënguara të bankave.
Pothujase gjyma e kredive që bizneset kanë marrë pranë bankave në muajt e fundit të 2015-ës kanë qenë në formën e overdrafteve, që kanë afate të shkurtra shlyerje dhe norma të larta interesi, çka tregon për nevojën për likuiditet që kanë ndërmarrjet për të mbajtur në këmbë aktivitetet e tyre.
Nga të dhënat e fundit të Shoqatës së Bankave rezulton se gjatë vitit 2015, bankat vazhduan të kreditojnë ekonominë duke dhënë një total prej rreth 246.5 miliardë lekësh hua të reja. Vetëm gjatë tremujorit të katërt, totali i kredive të reja të disbursuara ishte rreth 77.7 miliardë lekë, ose 39% më shumë sesa një tremujor më parë. Rreth 81.6% e totalit të kredive të reja janë dhënë gjatë vitit për bizneset. Nga këndvështrimi i qëllimit të përdorimit, rreth 45% e këtyre kredive të reja ishin overdraft-e, te cilat kanë afate të shkurtra shlyerje dhe ofrohen në bazë rinovimi të vazhdueshëm, duke impaktuar kështu shifrën e ulët të rritjes në totalin e portofolit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/biznesi-ne-veshtiresi-shoqata-e-bankave-45-e-kredive-te-dhena-overdrafte/

Share This Video


Download

  
Report form