Report TV - Kryetari i PS, zgjedhje vetëm me kërkesë të 150 delegatëve

Report TV 2016-03-06

Views 0

TIRANË - Partia Socialiste do të zgjedhë kryetarin e saj edhe kur ai është kryeministër, në rast se e kërkon 10 % e delegatëve të Kongresit. Ky kongres do të thërrasë 1500 delegatë, çka do të thotë se mjaftojnë firmat e të paktën 150 prej tyre, për të thirrur një proces zgjedhor në parti për zgjedhjen e kryetarit. Ky verdikt saktësohet në ndryshimet e fundit statusore, të cilat Shqiptarja.com i ka mësuar përmes burimeve nga grupi i punës. Në një prej ndryshimeve themelore, i cili është debatuar fort brenda forumeve të kësaj partie, i ka dhënë kështu zgjidhje të gjithë pretendentëve, si Blushi e Ndocaj, për të provuar veten në mbështetjen në bazë, nëse duan të kërkojnë zgjedhjen e kryetarit të partisë, kur kryetari aktual është kryeministër.

?Kur Partia është në pushtet dhe kryetari i saj zgjidhet Kryeministër, zgjedhjet për kryetarin e partisë do të zhvillohen nëse kërkohet nga të paktën 10% e delegatëve dhe kërkesa mbështetet nga shumica e delegatëve në Kongres?-thuhet në nenin e riformuluar të statutit të partisë. Po ashtu, ndryshimi tjetër i paralajmëruar është ai papajtueshmërisë me detyrën e kryetarit të partisë në nivel vendor, duke krijuar kështu kufizime të mëdha për funksionarët shtetërorë që të zgjidhen në krye të punëve të partisë.

?Përfaqësuesit e partisë në degët e qeverisjes vendore dhe lokale, ministrat, deputetët, kryetarët e këshillave të qarqeve, kryetari i bashkisë, prefekti, kryetari i këshillit të bashkisë, kryetari i njësisë administrative, gjatë ushtrimit të mandatit të tyre nuk mund të jenë kandidatë apo të zgjedhur në detyrën e kryetarit të partisë për njësinë administrative, kryetarit të partisë për bashkinë, apo funksione të tjera të caktuara nga Asambleja?-thuhet në një tjetër amendim që i është bërë statutit aktual të partisë. Pjesë e ndryshimeve është bërë dhe numri i përgjithshëm i anëtaëve të Asamblesë së PS-së, të cilët do të rinovohen gjatë kongresit, duke e rritur numrin me 80 anëtarë.

?Numri i anëtarëve të Asamblesë ex officio shkon në 145 vetë, dhe AK shkon në rreth 300 anëtarë nga 220 që është tani. Lista fituese e kandidatëve për anëtarë të Asamblesë do të përmbajë jo më pak se 40% të anëtarëve nga secila gjini dhe 10% e këtyre listave duhet të jenë anëtarë të FRESSH?-thuhet në një tjetër nen të ndryshuar të Statutit të Partisë Socialiste. Ky material i amendimeve statusore është përgatitur për t?ju shpërndarë të mërkurën në Asamble të gjithë anëtarëve që do të parashtrojnë axhendën e Kongresit.

Kjo vjen dhe pas kërkesës që dy deputetet Arta Dade dhe Mimoza Hafizi i bën Gramoz Ruçit, u i kërkuan që të njihen paraprakisht me ndryshimet në statut që ka parashikuar grupi i punës i ngritur për këtë çështje. ?Ju kërkojmë gjithashtu të jemi të njohur disa ditë para mbledhjes së kësaj Asambleje Kombëtare, me projektin e propozuar nga Grupi i Punës për ndryshime, me qëllim maksimizimin e kontributeve tona që dëshirojmë të japim për demokratizimin e jetës së brendshme dhe të funksionimit të PS?-thuhej në letr...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS