Nga Shkodra në mbledhjen e kryesisë socialiste të kësaj bashkie deputetja e PS-së Mimoza Haifizi ka ripërsëritur kërkesën e saj për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kryetarit të PS-së në kongresin e Marsit.
Por pavarësisht kësaj deklarate Hafizi duke parë edhe presionet e shtuara brenda PS-së ndaj përkrahësve të Blushit, ka deklaruar se pavarësisht kësaj kërkese, në asnjë rast nuk ka bërë publike votën e saj pro apo kundër Ramës si kryetar, por thjeshtë mbështet Blushin në kërkesën për respektim e statutit dhe mbajtje të zgjedhjeve.
I pranishëm në këtë mbledhje ka qënë edhe koordinatori i i selisë rozë për rajonin e Shkodrës, Ditmir Bushati, i cili theksoi se në takimin me socialistët e ketij qyteti nuk kishte diskutime rreth mbajtjes apo jo të zgjedhjeve brenda PS-së, ndërsa shtoi se zgjedhje do të vazhdojë të ketë gjithmonë brenda PS-së
Takimi i degës së PS Shkodër vjen si pjesë e planit periodik të punës ku strukturat që ndodhen në proçes riorganizimi, bëhen gati për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë në këtë rreth.