Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të gjithë ata qytetarë që tashmë duan të shesin një automjet ose duan të ndërrojnë pronësinë tashmë janë të detyruar që të plotësojnë një dosje me dokumenta dhe të nënshkruajnë kontratën tek noteri. Udhëzimi i cili sapo ka hyrë në fuqi është ndërmarrë në kuadër të luftës anti-informalitet por edhe si rezultat i shtimit të rasteve te moshlyerjes se detyrimeve tatimore edhe kur makina është shitur.
Shmangia e detyrimeve tatimore nga qytetarët në rastet e ndërrimit të pronësisë së një automjeti kanë detyruar ministrinë e Transporteve që të kërkojë një dosje më të plotë me dokumenta. Kjo masë është marrë në kuadër të luftës anti-informalitet dhe parashikon që të mos bëhet asnjë shit-blerje automjetesh pa verifikuar më parë nëse automjetet kanë detyrime të papaguara .
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pronaret-e-atomjeteve-asnje-shit-blerje-per-ata-qe-kane-detyrime-te-prapambetura/