http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi me eksploziv një objekt 5-katësh në Sarandë. Ndërtimi kishte një sipërfaqe prej 400 metër katrorë, ndërkohë që sipas IKMT shpërthimi u krye me 10 kg tritol të llojit C4. Në objekt u hapën rreth 200 vrima brenda të cilave u vendos lënda eksplozive. Sipas Inspektoratit, operacioni u zhvillua në mbështetje të bashkisë së këtij qyteti për realizimin e projektit për ndërtimin e rrugës. Ndërkohë mësohet se inspektorati në mbështetje të bashkisë Sarandë, do të vijojë edhe me prishjen e disa objekteve të tjera, 1 dhe 2-katëshe.