Shqipëria ka humbur 35 vende në raportin e Bankës Botërore për klimën e biznesit, shkak për të cilin Ministria e Ekonomisë ka vendosur të marrë një seri masash për përmirësimin e kushteve të sipërmarrjes.
Në një takim me përfaqësuesit e Bizneseve Ministrja Milva Ekonomi premtoi ndryshime rrënjësore, duke nisur nga lejet e ndërtimit, te procedurat e regjistrimit të kompanive, te veprimet në hipoteka, apo furnizimi me energji.
?Ministria aktualisht është aktivizuar në shumë aktivitete por lidhur me klimën e biznesit po punon në drejtim të lehtësimit të procedurave për lirinë e të bërit biznes? ka thënë Ekonomi.
Nga ana e tyre bizneset kërkuan cclirimin e lejeve të ndërtimit, lehtësimin e proccedurave tatimore, lehtësimin e situatës së kredimarrhes si dhe fuqizimin e gjykatës administrative.
?Dhe tani duhet të punojmë për hartimin e një plani afatmesëm për periudhën 2016-2018 i cili ndahet në 2 faza të rëndësishme. Në faza imediate detyra që duhet të realizojmë brenda 30 prillit të vitit 2016 e pastaj më tutje që do të kenë ndikim në raportin të bankës botërore në vitet që pasojnë? janë shprehur ata.