Report TV - Mjekësia ndryshon kriteret e pranimit, mesatarja më shumë se 8

Report TV 2016-03-04

Views 6

Universiteti i Mjekësisë do të ndryshojë kriteret e pranimit në fakultetet e tij. Rektori i këtij Universitetit Arben Gjata në një intervistë për Report TV thotë se, do të hiqet si kriter nota e lëndëve të Filozofisë dhe Sociologjisë.

?Ne kishim vendosur 3 kritere bazë që 35% ishte mesatarja e gjimnazit. 35% ishte nota mesatare e 3 provimeve të detyruara të maturës shtetërore dhe 30% ne i kishim lënë faktikisht 5 lëndëve që përbëhej Fizikë, Kimi, Biologji dhe për herë të parë ne kishim menduar të fusnim dhe Sociologjinë dhe Filozofinë. Në mbledhjen e ardhshme të senatit besoj që për sivjet ne do ta heqim Sociologjinë dhe Filozofinë? ka thënë Gjata.


Rektori i Universitetit të Mjekësisë thekson se, nuk do të pranohet asnjë student nëse nuk ka mesataren e shkollës së mesme, më shumë se 8.

?Për miksin Farmacinë dhe Stomatologjinë mesatarja për të aplikuar në universitetin tonë do të jetë mbi 8.5 ndërsa për një grup degësh të cilët aplikojnë në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në këtë grup kemi vendosur që mesatarja të jetë mbi 8? ka shtuar ai.

Në lidhje me kuotat e pranimit Arben Gjata thotë se ato do të jetë të njëjtat me një vit më parë. Universiteti i Mjekësisë për vitin e ardhshëm, nuk do të rrisë as tarifat e studimit.

Share This Video


Download

  
Report form