Report TV - Vrasjet me pagesë, seanca e parë gjyqësore për bandën e Admir Tafilit

Report TV 2016-03-04

Views 1

Krimeve e Rënda detyrohen të shtyjnë seancën e parë ndaj Admir Tafilit të akuzuar si kreu i grupit kriminal që kryente vrasje me pagesë me porosi nga burgu.

Shkak për shtyrjen e seancës së parë është bërë mungesa e disa prej të pandehurve dhe avokatëve të tyre, ndërsa i penduar Kristi Pine kërkoi të mbrohet me një avokat të paguar nga shteti për munges parash.

Sipas prokurorisë të pandehurit e akuzuar për vrasje me pagesë drejtoheshin nga Admir Tafili. Vetë Tafili nuk u paraqit në seancën e parë pranë gjykatës së krimeve të rënda, aty ku gjyqtari Bib Ndreca vendosi të shtyjë procesin për mungesë avokatësh.

I pandehuri që shihni nën shoqërinë e uniformave blu dhe i veçuar nga kafazi i hekurt është Kristi Pine 21 vjeçari i cili nga vraës u kthye në bashkëpunëtorin e drejtësisë për të zbuluar këtë grup kriminal.

Në të paktat fjalë që Pine shprehu para gjykatës ishte kërkesa për një avokat të paguar nga shteti pasi ai skish mundësi financiare. Kjo është seka e grupit kriminal të drejtuar nga Tafili ku ndaj tyre prokuroria e kriemve të rënda ka ngritur 4 akuza, "Vrasjes me paramendim", në bashkëpunim, "Vrasjes me paramendim", në bashkëpunim, në tentativë, "Krijimi i grupit të strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar.

Ky grop kriminal u zbulua në fillim të vitit 2015 aty ku prangosja e Kristi Pines dhe Alfred Qefalisë ndihmoi hetuesit të arrinin në gjurmët e Admir Tafilit.

Tafili është një personazh i botës së krimit i cili vuan një burgim të përjetshëm dhe në 2013 arriti të kryej një arratisje nga burgu i sigurisë së lartë në drenovë për të arrestuar sërish 2 ditë më pas.

Share This Video


Download

  
Report form