Negociatat për “dekriminalizimin” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Negociatat mes mazhorances dhe opozitës per hartimin e akteve nënligjore per dekriminalizimin, ende nuk kane prodhuar asnje rezultat. Edhe pse rrugët e komunikimit mes palëve ende nuk jane mbyllur deri tani secili prej kampeve politike ka draftin e tij. Ndërkaq Parlamenti ka njoftuar zyrtarisht se Këshilli i Rregullores do te mblidhet pasdite ne orën 19.00 duke iu shpërndare deputeteve edhe dokumentet e hartuara nga demokratet dhe dokumentet e hartuar nga socialistet. Qe prej fillimit te negociatave, e vetmja çështje qe ndante palët është formulari i vetedeklarimit. Formulari i propozuar nga Partia Socialiste ka 15 faqe dhe ajo qe bie ne sy është qe per çdo person te zgjedhur apo zyrtar te larte, kërkohet qe ne rast dënimi nga Gjykatat shqiptare apo te huaja plotësuesi i tij, duhet te saktësoje vepren penale per te cilen është dënuar, por vetëm ato vepra qe janë subjekt i ligjit te dekriminalizimit. Gjithashtu formulari i mazhorances parashikon edhe pyetje nëse ndaj personit jane marre masa dëbimi nga nje shtet i huaj, nëse ka urdhër kërkimi ndërkombëtar, nëse aktualisht personi ndodhet ne hetim apo gjykim nga nje autoritet gjyqësor i huaj gjithnjë per ato parashikime qe bën ligji i dekriminalizimit. Ndërsa formulari hartuar nga demokratet ne pamje te pare është me i thjeshte. Ne te nuk kërkohen specifikime te veprës penale per te cilën personi akuzohet apo edhe dënuar. Por ky dokument kërkon me shume te dhëna se ai i hartuar nga mazhoranca dhe kërkon deklarimin e çdo lloj vendimi apo mase ndalimi. Përveç vendimit gjyqësore apo masave ndaluese, formulari i vetedeklarimit kërkon qe zyrtari larte te tregoje edhe rastet kur ka jetuar per me shume se nje muaj jashtë shtetit. Ne këndvështrimin e opozitës, nje formular i tille, nuk le shtigje te hapura dhe jep te gjithë treguesit e nevojshëm per te kontrolluar nese një person ka apo jo rekorde kriminale. Por per mazhorancen kjo është e papranueshme pasi formulari i vetedeklraimit, nuk mund te kaloje parashikimet qe ben ligji i dekriminalizimit dhe këtu duket se kane ngecur negociatat. Megjithatë kane mbetur ende disa ore deri ne mbledhjen e keshillit te rregullores per te pare nese ekziston mundësia per konsensus mes palëve apo edhe nëse ne seance do te shkohet me dy drafte e ngërçi politik do te thellohet.

Share This Video


Download

  
Report form