http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria është në negociata me konsorciumin TAP për të përfituar gaz po aq sa dhe Greqia. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili tha se në bazë të marëveshjes së parë Shqipëria merr gaz më pak se shteti fqinjë, në një kohë që të gjithë vendet partnere të projektit duhet të trajtohen njësoj.?Është se është një proces i parashikuar mirë, do të thotë që vendet duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe ky ka qenë koncepti. Kështu janë edhe sinjalet nga bashkëbisedimi me kompaninë Trans Adriatic Pipeline.?Nga ana tjetër po financohet një projekt që do të bëjë të mundur vënien në punë të TEC-it të Vlorës, i cili aktualisht nuk punon.?Për shumë vite ka qenë një projekt i dështuar, i dizenjuar për të punuar me naftë edhe me gaz, por që gaz nuk ka patur. Që ky projekt të marrë jetë dhe të bëhet i vlefshëm për portofolin energjetik shqiptar është shumë i rëndësishëm lidhja e tij me sistemin e gazit. Projekti merr përsipër të bëjë studimin e fizibilietit për lidhjen nga pika e daljes të gazit në Fier me termocentralin e Vlorës, që ta bëjë përfundimisht edhe këtë termocentral një nyje shumë të rëndësishme të prodhimit të energjisë.?Qeveria do të ringrejë Institutin e Naftës dhe Gazit. Me 6 milion euro donacion të dhëna nga qeveria e Zvicrës do të mundësohet përgatitja e të gjithë studimeve të cilët do t?i hapin rrugën ndërtimit të infrastrukturës së gazit në Shqipëri.