Vrasja e të riut në Laç, në burg kushërinjtë Cara: Qëlluam për vetëmbrojtje- Ora News-

Ora News Lajme 2016-03-01

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Arrest me burg është masa e sigurisë e dhënë për dy të rinjtë e dyshuar si autorë të vrasjes në oborrin e një lokali nate në Kurbin të 20- vjeçarit Ervis Zyba.
Nën masa të rrepta sigurie, dy të rinjtë Elgert dhe Dorjan Cara, përkatësisht 19 dhe 25 vjeç jane paraqitur në sallen e gjyqit ku u është komunikuar edhe masa e sigurisë ndaj tyre.
Ata nuk kanë komentuar gjatë se çfarë kishte ndodhur në orët e para të datës 25 shkurt, por ndërsa kanë pranuar se kanë shkëmbyer zjarr me viktimën Ervis Zyba dhe shokun e tij Xhevahir Lika me të cilin kishin patur konflikt, dy të arrestuarit kanë deklaruar se kanë qëlluar për vetëmbrojtje dhe se nuk kishin patur për qëllim vrasjen e Zybës.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vrasja-e-te-riut-ne-lac-ne-burg-kusherinjte-cara-qelluam-per-vetembrojtje/

Share This Video


Download

  
Report form