Report TV - RENEA pajiset me 340 Bereta nxirret jashtë përdorimit kallashi

Report TV 2016-03-01

Views 20

TIRANË - Efektivët e Repartit Special të Policisë së Shtetit RENEA, shumë shpejt do ketë në dizpozicion e tyre plot 340 pistoleta ?Beretta? të fabrikura në amerikë gjatë muajit tetor 2015. Armët moderne që janë të standardit të lartë ushtarak, të cilat përdoren dhe nga efektivë të NATO-s, brenda kësaj jave do të merren në dorëzim nga reparti RENEA, ku efektivët e kësaj strukture policore do i përdorin për stërvitje dhe operacione të ndryshme në Shqipëri.

Blerja e armëve, është një investim i Ministrisë së Brendshme, e cila në kuadër të modernizimit të Policisë së Shtetit dhe veçanërisht të repartit special RENEA, ka lidhur një kontratë blerje të armëve dhe municioneve me ?Arms Sccol Academi?. Burime pranë ministrisë së Brendshme thanë se kategoria e parë e këtyre armëve, tashmë ka ardhur në Shqipëri, ku 340 pistoletat ?Bereta? janë administruar në portin e Durrësit nga kompania kontraktuese, e cila në ditët në vijim do u verë në dizpozicion efektivëve të repartit RENEA.

Nga sa mësohet, pistoleta është çertifikuar për rezistecën, përfeksionin dhe komoditetit në përdorim. Ajo ka hyrë në përdorim në janar të këtij viti, dhe reparti RENEA është i pari repart në Shqipëri që do e verë në përdorim në teren këtë armë.

Share This Video


Download

  
Report form