Dhjetëra makina të prishura, të shkatërruara e të vjetërsuara qëndrojnë të parkuara vend e pa vend rrugëve të Shkupit. Në shumë raste ato kanë bllokuar edhe vendet e parkingut të makinave në funksion ndërsa shpesh herë edhe janë shndërruar në kosh mbeturinash. Qytetarët nuk deshën të flasin para kamerës por thanë se këto makina paraqesin rrezik për banorët, posaçërisht për fëmijët që luajnë rreth këtyre makinave. Problem më i madh paraqitet në komunën e Çairit ku ka mbi 50 makina të tilla.