Report TV - Xhafaj: Emërimet në drejtësi me konsensus, presim opozitën

Report TV 2016-02-29

Views 0

TIRANE - Kreu i Komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj thotë se pas rekomandimeve përfundimtare që Komisioni i Venecias dha dy ditë më parë mbi draftin e ekspertëve, gjithçka është gati për të nisur punën mbi këtë themel. Por, ai theksoi se për të përmbushur këto rekomandime do të pritet edhe angazhimi i opozitës, për të pasur një reformë konsensuale.

"Venecia konfirmoi zgjedhjet teknike të propozuara nga ne dhe ka ndarë vlerësim pozitiv për punën e ekspertëve. Venecia vlerëson procesin në tërësi
Venecia mbështet urgjencën për reformën në drejtësi dhe masat radikale", është shprehur Xhafaj në një bashkëbisedim me gazetarët.

Xhafaj thotë se Komisioni i Venecias nuk rrëzoi ndryshimet kushtetuese që propozonin ekspertët e nivelit të lartë, por ka rekomanduar përmirësime të këtij procesi.

Edhe Xhafaj shprehu besimin se në fund të muajit mars reforma e konsideruar kyç për integrimin e vendit në BE do të jetë miratuar. "Nuk besoj se opozita do bojkotojë reformën në drejtësi. Nuk do të ishte e shëndetshme nëse ndodh. Uroj të ketë konsensus", u shpreh ai.

Share This Video


Download

  
Report form