Report TV - Konkluzionet e Venecias, PS e PD heshtje: Javën që vjen shprehemi

Report TV 2016-02-28

Views 0

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike nuk komentojnë konkluzionet e komisionit të Venecias për reformën në drejtësi. Palët politike kanë shmangur komentet për mediat lidhur me raportin e këtij institucioni i cili u ka kthyer përgjigje shqetësimeve por edhe propozimeve të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi.

Vetë kreu i komisionit të posaçëm Fatmir Xhafaj nuk pranoi të komentojë duke u shprehur se me fillimin e javës puna do të fokusohet te kjo reformë.

Nga ana tjetër demokratët, ndonëse jashtë mikrofonit thanë për REPORT TV se konkluzionet e Komisionit të Venecias morën në konsideratë shqetësimet e opozitës për këtë reformë. Në këtë pikë PD veçon procesin e emërimeve të funksionarëve të sistemit gjyqësor, ku kërkohet të gjendet një formulë që garanton përfaqësimin e opozitës në këtë proces, po ashtu edhe për çështjen e mandatit të prokurorit apo edhe për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Demokratët thonë se e vetmja çështje për të cilën nuk kanë marrë mbështetje nga Komisioni i Venecias, ka të bëjë me skemën institucionale. Në këto kushte çështja kthehet sërish në Kuvendin e Shqipërisë ndërsa ende nuk janë përcaktuar hapat që do të ndiqen , nëse do të mblidhet sërish Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi.

Share This Video


Download

  
Report form