Presidenti Ilir Meta është munduar që të sfumojë vizitën e delegacionit të Venecias në Tiranë për debatin në Kushtetuese, sipas së cilit është diçka absurde për të kuptuar mendim për një çështje të tillë, por i ka orientuar drejt paketës që ai e quan ?krye-KÇK?. Në fjalën që ka mbajtur me gazetarët në nisje të takimit me ?Venecia?, Meta tha se Kushtetuta e tregon qartazi se si bëhet emërimi në Kushtetuese pasi sipas tij ?edhe një fëmijë i klasës së dytë e kupton qartë?.
?Kjo ishte arsyeja që bëmë një kushtetutë të mrekullueshme me Komisionin e Venecias dhe që u votua referendum nga populli shqiptar në '98. Profesor Cacos në atë kohë, Buchichio kanë bërë një punë të mrekullueshme. Por që atëherë ne harruam çfarë ndodhi, dhe herë pas here i kemi çmontuar mekanizmat "check&balancae" të kushtetutës sonë. Komisioni i Venecias ka bërë më të mirën e tij. Ashtu siç e bëri edhe për reformën që ne miratuam në kushtetutë për drejtësinë, e cila u votua me 140 vota nga 140 deputetë siç nuk ka ndodhur ndonjëherë. Dhe unë isha kryetar i parlamentit në atë kohë dhe jam krenar për atë arritje se pata mundësi për ta imponuar atë konsensus vetëm duke përdorur rekomandimet e komisionit të Venecias.