Report TV - 'Vezët', Meta: PD konflikt artificial largohet vëmendja nga reformat

Report TV 2016-02-26

Views 0

TIRANE - Për kryeparlamentarin Ilir Meta kaosi që opozita krijoi dje në Parlament deri në qëllimin me vezë ndaj kryeministrit Rama, është një konflikt artificial dhe i papranueshëm i cili duhet medeomos të shmanget, me qëllim që vëmendja e aktorëve politikë të mos largohet nga ecja para me reformat e rëndësishme, siç është ajo në drejtësi.

Një ditë pas seancës plenare e cila u drejtua nga nënkryetarja Valentin Leskaj, Meta i sapo kthyer nga një vizitë zyrtare në Suedi dhe Danimarkë, foli për qëndrimin e tij ndaj mbledhjes së parlamentit që degradoi në bllokim të foltores së Kuvendit dhe në përplasje të deputetëve të opozitës edhe me Gardën e Republikës.

Një situatë e tillë në këndvështrimin e kryeparlamentarit është e paparanueshme për funksionimin normal të Kuvendit dhe shpërqendron aktorët politikë nga reformat kryesore.

"Mendoj se çdo përpjekje për të nxitur konflikte artificiale dhe aspak të pranueshme për mirëfunksionim e parlamentit duhet të marrë fund. Parlamenti duhet të funksionojë në frymën e rregullores, përgjegjshmërisë dhe vetëpërmbajtjes pasi qytetarët nuk meritojnë këto lloj shfaqjesh dhe konfliktesh që nxjerrin nga vëmendja problemet e tyre të rëndësishme dhe shpërqendrojnë aktorët politikë nga reformat kryesore, që duhet t'i çojmë para. Kërkon një frymë tjetër bashkëpunimi dhe një etikë krejt tjetër që qytetarët kanë vënë re në parlament. Të gjithë jemi dëshmitarë që gjithnjë ka qenë vullneti maksimal për të respektuar kërkesat e drejta të opozitës bazuar në rregulloren e përbashkët. Është e rëndësishme të mos ecim me paragjykime dhe me ultimatume por të qëndrojnë në frymën e bashkëpunimit", - tha Meta.

I pyetur në lidhje me letrën që kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi i coi për mbledhjen e Byrosë së Kuvendit dhe ndëshkimin e deputetëve për incidentet në Kuvend, Meta la të hapur mundësinë për një ndëshkim të tyrin, kur tha se: Jam njohur me kërkesën e Ruçit dhe do të veprohet në bazë të rregullores.

Opozita e ktheu në një protestë brenda kuvendit kauzën e saj për ndryshim në ligjin e dekriminalizimit, edhe pse ky i fundit është miratuar me konsensusin e palëve. Konkretisht demokratët kërkojnë përjashtimin nga funksionet publike në rastet e arrestimeve në flagrancë, siç është cështja e deputetit Armando Prenga. Me opozitën në këmbë, Kuvendi i mbylli shpejt punimet duke votuar vetëm me votat e mazhorancës dekretet e presidentit Nishani për emërimin e dy ministrave të rinj. Arben Ahmetaj tek Financat dhe Milva Ekonomi tek dikasteri i Ekonomisë.

Në moment të fundit, votimit ju bashkua edhe Armando Prenga, edhe pse një ditë më parë në një letër dërguar Metës thoshte se vetëpezullohej nga Kuvendi deri sa Gjykata të dilte me një vendim përfundimtar ndaj tij, nën akuzat e plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje. Prenga shpëtoi në limitet e fundit kështu mandatin e deputetit i cili digjet pas 6 muajve.

Share This Video


Download

  
Report form