Report TV - Bojkoti i avokatëve në ditën e 2-të shtyhet "Banda e Tritolit” e “Frroku"

Report TV 2016-02-25

Views 0

TIRANE- Bojkoti i avokatëve në të gjithë Shqipërinë ka hyrë në ditën e tij të dytë. Me iniciativë të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, avokatët kanë bojkotuar nga dje seancat gjyqësore në të gjitha gjykatat e vendit, pasi ata janë kundër ligjit për pagat e referencës të miratuar me vendim qeverie.

Në ditën e dytë të bojkotit, vetëm në Tiranë janë shtyrë 120 gjyqe ndërsa mbi 300 të tjera u anulluan dje. Mes seancave të shtyra, në Gjykatën e Krimeve të Rënda është ajo e ?Bandës së tritolit?, gjyqi për ?Kastriot Ismailajn? dhe gjyqi për ?Ilir Kupën?.

Bojkoti tre ditor i avokatëve ka prekur dhe procesin gjyqësorë ndaj ish deputetit Mark Frroku i akuzuar për vrasje. Seanca ndaj Frrokut u shty për më 3 mars ora 13.00 në Gjykatën e Lartë ndërsa përballë Kolegjit Penal këtë të enjte ishte vetwm prokurori Madrid Kullolli.

Në Gjykatën e Lartë pritet vetëm seanca proceduriale në ngarkim të ish deputetit Frroku pasi procesi ndaj tij do të transferohet në gjykatën penale të Tiranës.
Ky transferim i gjykimit bëhet për shkak se Mark Frroku nuk gëzon më statusin e deputetit çka solli për pasojë gjykimin e tij deri në këtë fazë nga Gjykata e Lartë.

Bojkoti i avokatëve, do të zgjasë edhe nesër. Një ditë më parë, kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë Maks Haxhia tha në Report Tv se bojkoti ka si qëllim mbrojtjen e avokatëve të rinj nga falimentimi, ndërsa kanë dërguar në Gjykatë Kushtetuese kërkesën për shpalljen të pavlefshme të ligjit ?Për kontributet e detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore?.

Share This Video


Download

  
Report form