Report TV - Korrupsioni, dy prokurorë dalin para gjyqit si të pandehur

Report TV 2016-02-25

Views 1

TIRANË - Tre muaj hetime, kanë mjaftuar për prokurorët e njësisë antikorrupsion pranë Krimeve të Rënda që faktojnë akuzën për korrupsion prokurorit të Fierit Petrit Vukaj. Ky i fundit, që prej ditës së djeshme është dërguar në gjykatë si i pandehur për akuzën korrupsionit, pasi kundrejt 3 milion lekëve, kishte marrë përsipër të zbuste dënimin e të pandehurit Elton Xhemali, i përfshirë në një aksident me makinë.

Nga hetimi Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se Vukaj, në përmbushje të funksioneve të tij, nëpërmjet ndërhyrjes korruptive të disa personave, ka marrë përsipër zbutjen e kërkesës për dënim e shtetasit Elton Xhemali, i paraburgosur për veprën penale të ?shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor?, ngjarje e ndodhur në datë 31 mars të këtij viti në aksin rrugor Levan- Tepelenë, me pasojë vdekjen e Përparim Bizhgës, shef i Rendit në Policinë e Delvinës, pasagjer në mjetin e drejtuar nga i arrestuari Xhemali.

Arrestimi i Vukaj
Prokurori i Fierit, Petrit Vukaj u vu në pranga më 27 nëntor të 2015 nën akuzën e korrupsionit pasiv. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka rezultuar se Vukaj ka marrë para për të mbyllur një çështje që hetohej prej tij. Prokuroria ka marrë lejen e Gjykatës për Krime të Rënda për të urdhëruar arrestimin e prokurorit, ndërsa ndalimi i tij është bërë në qytetin e Fierit.

Në bazë të veprimeve hetimore është konstatuar se Elton Xhemali, nëpërmjet vëllait të tij, Arjan Xhemali dhe oficerit të Policisë së Shtetit, Gazmir Nelollari, synonin që të shmangnin dënimin me burgim për veprën që i atribuohej. Hetimet zbuluan se Xhemali dhe Nelollari kanë kontaktuar me prokurorin e çështjes, Petrit Vukaj, i cili, në bazë të veprimeve të tij procedurale, ka marrë përsipër zbutjen e pozitës për të paraburgosurit Elton Xhemali në këmbim të parave, shumë që sipas të personave të përfshirë, është 250 mijë lekë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS