Moisiu e Topi për “dekretet” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-22

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Detyrimi i pashmangshëm për respektimin e përcaktimeve kushtetuese, detyroi Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, të dekretonte dy ministrat e rinj të kabinetit ?Rama?. Ish-Presidenti i Republikës Alfred Moisiu, thotë se është përgjegjësi e institucionit të kreut të shtetit, të nënshkruaj propozimet që i vijnë nga Këshilli i Ministrave, si pasojë e sanksionimeve kushtetuese. Bamir Topi, thekson se Presidenti duhet të dekretonte ministrat e rinj, pavarësisht dëshirës apo qëndrimit politik që ka ndaj mazhorancës. Për të forcuar këtë qëndrim, ai sjell shembullin ku dekretoi Eduard Halimin, propozim të kryeministrit Sali Berisha si Ministër i Drejtësisë, edhe pse sapo kishte dalë nga një pozicion politik, si kryetar i komisionit hetimor parlamentar për ngjarjen e 21 janarit. Krizën që lindi mes Qeverise dhe Presidencës, ish-Presidentët Bamir Topi dhe Alfred Moisiu, e shohin si pasojë e mënyrës së zgjedhjes së kreut të shtetit, me shumicë të thjeshtë votash, pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008. Sipas tyre, koston politike në këtë rast e ka mazhoranca që ka propozuar dhe votuar Presidentin. Ata theksojnë se votimi i kreut të shtetit nga populli, do t?i jepte një pozicion më të fortë dhe më të përgjegjshme institucionit të Presidentit të Republikës.

Share This Video


Download

  
Report form