Report TV - Këndi te liqeni, shoqëria civile përplaset fizikisht me policinë

Report TV 2016-02-21

Views 4

Shoqëria civile ka protestuar edhe këtë të dielë tek Parku i Liqenit për ndërtimin aty të një këndi lojrash nga ana e Bashkisë së Tiranës. Protesta e parashikuar për në orën 11 nuk ka nisur aspak e qetë pasi shoqëria civile është përplasur fizikisht me policinë.

Situata është rënduar së tepërmi kur policia bashkiake së bashku me forcat shqiponja kanë shoqëruar rreth 10 persona mes të cilëve dhe gra e vajza.

Përfaqësuesi i Shoqërisë Civile, Pedagogu Ervin Goci paralajmëroi përshkallëzim të protestave kundër ndërtimit tek parku i liqenit. Bashkia nuk mund të grabisë 4 hektarë pemë tek liqeni, dhe të bëjë atje çfarë të dojë.

?Ai park ka kufi, ka status, nuk mund të grabisësh 4 hektarë pemë dhe të thuash unë këtu mund të bëj çfarë të dua. Demokracia e drejtpërdrejtë është t?i vë hu ne i heqim. Nëse bashkia nuk tërhiqet, sot jemi 200-300 veta, nesër do jemi më shumë. Të mbajnë përgjegjësi ata që kanë ushtruar dhunë.?- u shpreh Goci.

Nga ana tjetër një qëndrim të ashpër ka mbajtur dhe ambientalisti Sazan Guri, i cili ka dënuar ndërtimin e këndit të lojrave në kodrat e Liqenit Artificial.

Share This Video


Download

  
Report form