http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është pamja qe te ofron liqeni i Shkodrës nëse vendos te lundrosh ne te. Duhej te trajtohej si një mrekulli, por po shndërrohet ne një katastrofe?Por për kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi, investimet e pushtetit vendor nuk mjaftojnë per zgjidhjen e problematikave qe ka ky liqen. Nuk është vetëm Shqipëria ajo qe ka përgjegjësit e saj për ndotjen e liqenit te Shkodrës, pasi ky liqen kërkon marrjen e masave te përbashkëta per shpëtimin e tij. Sipas specialisteve malazez, kjo fabrike do te ishte me mire te mbyllej, duke qene se ne këtë shtet nuk ndikon as si faktor ekonomik. Vitet e fundit Shkodra është prekur edhe nga përmbytje te shumta. Specialistet bëjnë përgjegjës per këtë problematike ndërhyrjet pa kriter ne shtretërit e lumenjve për shfrytëzimin e inerteve. E ndërkohe qe specialisti shpjegonte shkaqet e përmbytjeve, ne Drin ekskavatorë vazhdojnë punën e tyre për marrjen e zhavorrit, te pashqetesuar nga askush.