http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per te hyre ne Universitet Publik apo Privat, maturantet duhet te kenë notën mesatare mbi 6. Nëse ata nuk e plotësojnë këtë kriter, nuk mund te jene pjese e arsimit te larte. Edhe pse qeveria ende, nuk ka marre një vendim per notën mesatare, për here te pare, ministria Nikolla deklaron ne emisionin ?Kapital? ne Vizion Plus, se 6 do te jete nota qe do te vendose kufirin per pranimet ne Universitete. Por krahas pragut qe do te përcaktoje qeveria, me ligjin e ri, Universitetet kane te drejte te vendosin një mesatare tjetër me te larte se nota 6 apo dhe kritere te tjera per përzgjedhjen e me te mirëve.Mjekësia është nje nga Universitete qe do te kërkoje mesataren mbi 9 për maturantet qe synojnë Farmacinë, Stomatologjinë apo Mjekësinë. Ndërkohe, Ministria e Arsimit ka deklaruar se ne fund te shkurtit ne datën 29, do te nise procesi i akreditimit te shkollave te larta nga agjencia britanike. Sa i përket tarifave qe do te paguajnë te rinjtë per shkollimin ne Universitet, ato do te jene me te larta se aktualisht. Ende qeveria, nuk ka përcaktuar se sa do te jete kufiri maksimal i tyre. Ndërsa kuotat e pranimit do te përcaktohen nga shkollat e larta ne varësi te kërkesave te maturanteve, por dhe sa i përmbushin kriteret për te qene studente. Vendosja e notes mesatare pritet te rrisë ciline e te rinjve ne Universitete, por shton dhe rrezikon mbylljen e shkollave te larta, kryesisht atyre ne rrethe.