http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje ngjarje e rende ka ndodhur te dielën ne zonën Dajtit. Nje kufome është gjetur e groposur ne afërsi te fshatit Priske. Gjithçka ka ndodhur teksa qeni ka nuhatur praninë e saj dhe ka filluar te gërmoje deri sa ka nxjerre pjese te kufomës. Ka qene bariu qe ka njoftuar forcat e policisë, te cilat shkuan ne vendngjarje. Menjëherë eshte bere nxjerrja e trupit gjysme te dekompozuar, i cili mësohet se i përket nje mashkulli me moshe ende te papërcaktuar. Pas analizave, ekspertet kane arritur ne përfundimin se behet fjale per nje vrasje, pasi jane konstatuar plage plumbash. Mbetet e papërcaktuar gjithashtu edhe koha se kur mund te jete bere groposja e trupit.