Ekspedita Antigone 2014, gjendet koka e një burri dhe disa monedha - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekspedita arkeologjike Antigone 2014 ka nxjerr ne drite fakte interesante. Arkeologet kane provuar ekzistencën e rrugës që përshkonte qytetin antik epirot me njësi zejtare në të dy krahët me gjerësi 6.5 metra. Fondit të gjetjeve i jane shtuar objekte me rëndësi në përcaktimin e zhvillimit ekonomik dhe shkëmbimeve gjatë periudhës helenistike. Dhimiter Çondi theksoi se: Nje nga gjetjet e rralla te këtij viti është koka ne miniature e nje burri si dhe 5 monedha, njëra prej te cilave i perket qytetit te Apolonisë dhe tregon mbi shkëmbimet tregtare te asaj periudhe. Antigonea qyteti antik që jetoi vetëm periudhën helenistike për shkak të shkatërrimit në vitin 168 para Krishtit u ndërtua prej mbretit molos Pirro në vitin 295 para Krishtit. Ajo njihet si njëra prej qendrave më të rëndësishme urbane të antikitetit me bazë zhvillimin ekonomik, prodhimin zejtar dhe shkëmbimet me rajonet e tjera.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS