Memaliaj, gruaja gjendet e pajetë dhe e dhunuar, dyshohet se e vrau burri, flet dëshmitari

Report TV 2019-05-28

Views 0

MEMALIAJ-Një grua është gjetur e pajetë në banesë mëngjesin e sotëm në fshatin Vagalat, ndërsa dyshohet për krim brenda familjes. Viktima është Antoneta Hoxha 53 vjeç. Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se gruaja është gjetur e pajetë nga fqinjët rreth orës 03:00, ndësa kishte dëmtime në kokë dhe në krahun e majtë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas lajmërimit duke nisur hetimet, ndërsa i dyshuari i parë është burri i saj, Skënder Hoxha. Bashkëshorti është shoqëruar nga policia pas ngjarjes ku po pyetet nga grupi hetimor.

Report Tv mëson se çifti kishte disa ditë që ishte ardhur në fshatin Vagalat nga kryeqyteti, ku banonin. Nuk dihet shkaku i kthimit të tyre në fshat dhe nëse kanë pasur grindje mes tyre. Policia po heton nëse është burri personi që e ka goditur dhe dhunuar apo dikush tjetër. Çifti ka katër fëmijë.

Këtë vit Shqipëria është tronditur disa herë nga krimet brenda familjes nga Tirana në Ballsh dhe Vlorë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS